Reformat dhe motivi në Maqedoni

Reformat viteve të fundit në R. Maqedonisë janë të shumëllojshme dhe në sfera të ndryshme. Ditët e fundit jemi dëshmitarë se po punohet në reforma në sferën e arsimit. Arsimi sipas asaj sa mund të vërehet  është sfera ku munden më lehtë “reformatorët “ të kryejnë dhe të realizojnë reforma. Që të bëhet një reformë së pari duhet të deklarohen reformatorët për motivin e reformës.

Në rastin tonë motivin reformatori i ynë a e ka shpalosur? Lexuesi ndoshta do të thotë që reforma është e dedikuar për një arsimim më të mirë dhe arsimim më kualitativ. Çka nënkuptojmë arsimim më të mirë dhe kualitativ? Reformatori a e ka shpalosur kuptimin arsimim kualitativ?

Këtë shkrim e fillova me konstatime dhe pyetje. Atëherë nga rrjedhë konstatimi se reformat janë më lehtë të kryhen në arsim. Ky konstatimi i im është I bazuar në numrin e “reformave” që kryhen në arsim me ndërrimet qeveritare dhe partiake. Reformat e kryera deri më tani kanë qenë reforma në pjesën jo të gjallë të arsimit. Reformat janë kryer nëpër letra, libra, fletore, aty këtu ndonjë karrige e dërrasë dhe shkollë më rrallë. Asnjë reformë nuk është kryer tek pjesa e gjallë, pjesën që frymon në procesin e arsimit –tek mësuesi dhe nxënësi. Shumë më lehtë është të kryesh reformë nëpër letra, të cilat më pas nuk të interesojnë a mbyllen nëpër sirtarë ose rrudhen nëpër duart e dikujt.

Reformatorët nuk kryejnë reformë në pjesën e pagave mujore të mësuesit, i cili në supet e veta bartë përgjegjësi për gjenerata fëmijësh dhe të rinjsh. Mësuesi, i cili brenda ditës duhet të sjellë dhjetëra vendime.  Vendime për materialin që duhet të shtjellojë për secilën lëndë, vendime që duhet të sjellë se si, pse, për çka duhet ta zhvillojë materialin që secili nxënës ta kuptojë atë. Asnjë reformë nuk u angazhua për ta ndërruar statusin e mësuesit në shoqëri. Asnjë reformë nuk siguroi një jetë të rehatshme për mësuesin, i cili ka familje, shtëpi?, sigurim shëndetësor?, pension të mjaftueshëm?.

Asnjë reformë nuk u angazhua që mësuesi të jetë bashkëpjesëmarrës në krijimin e reformave, por angazhohet që mësuesin ta lë në pozitën vetëm të  ekzekutuesit të këtyre reformave.

Në shoqërinë në të cilën jetojmë nuk ndihet zëri i mësuesit, sepse ai është i kërcënuar që do të dënohet me shkurtime nga paga (“ e cila mjafton për tërë muajin”), do ta humb vendin e punës (e tjetër nuk mund të gjejë), do izolohet dhe margjinalizohet e tërë familja (fëmijët dhe të afërmit), e pas gjithë kësaj si mund të reagojë mësuesi i mjerë. Reformat shumë lehtë është ti bësh nëse nuk ke kundërshtarë sepse paraprakisht i ke ngulfatur.

Nuk ka shkollë pa mësues, nuk ka mësues pa nxënës. Si do të bëhen reforma pa nxënës ? Reformatorët asnjëherë nuk realizojnë reforma tek nxënësit duke filluar me sigurimin e ujit të pijshëm për secilin nxënës, duke siguruar ajër të pastër për të gjithë, që janë të drejta elementare të fëmijëve. Reformatorët nuk reformojnë nxënësit që janë pjesë e familjeve të kategorisë sociale  të cilët janë të detyruar ti dërgojnë fëmijët në shkollë pa u siguruar ushqim të mjaftueshëm dhe veshmbathje të nevojshme.

Nxënësit nuk janë pjesë e reformave të cilët duhet të qëndrojnë 5 gjer 6 orë nëpër mësonjëtoret e ftohta dhe të pandriçuara. Nxënësit nuk janë pjesë e reformave të cilët e deformojnë boshtin kurrizor duke i mbajtur çantat e rënda dhe duke u ulur në karrige pa mbështetëse. Nxënësit nuk janë pjesë e reformave sepse janë viktima të mësuesve (jo-kualitativ) që janë punësuar nga ana e partisë në qeveri- reformatorëve.

Reformat bëhen që ti tregojnë popullit se janë më të mirë se reformatori paraprak. Reformat bëhen për të vetmin motiv, I cili është politik e partiak. Nuk është motivi për të krijuar shkollim të mirëfilltë të shekullit XXI, nuk është motivi të krijohen kuadro që do ti shërbejnë vendit, por të dalin jashtë vendit. Cila është parësorë reforma apo motivi?

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shkrim i mire por fatkeqsisht, me nje numer te madh gabimesh ortografike qe nuk falen. Pervec kesaj, pjesa p[ermbajtesore e fenomenit te trajtuar nuik eshte prekur sa duhet dhe nuk reflekton sugjerime konkrete rreth ceshtjes ne fjale. Si duket autori i shkrimit, fenomenin ne fjale e shikon nga kendveshtrimi i egos se tij/saj, pa mos marr parasysh gjendjen reale ne te cilen ndodhet arsimi ne ditet e sodit. Shpeshkere, neve qe i lexojme mendimet ndermjet rrjeshtave, lehte kuptojme qe detajet e shprehura vinje si rezultat i paaftesise se soditjes se vetvetes ne rradhe te pare, dhe korrigjimit te egos tone. Nuk mund te flet per arsim dhe per reforma ne te, njerez te cilet kane kaluar shkallet nga kater a pese menjehere, qe kane malteraurar nxenes te mire ne shkolle fillore apo te mesme, per shkak te kapricove te tija/saja dogmatike, qe ja une jam i. e verteti, lenda ime eshte mbi te gjitha. Jane keto kocepte jopedagogjike, qe per baze nuk kane fleksibilitetin e mendimit dhe veprimeve qe i kane trajtuar madje psikologet dhe pedagoget me te famshem si Piaget e te tjere. Aq me teper, nxenesi nuk dihet shikuar si vitktime nga ana e pedagodut por perkudrazi si brum me te cilin bejme buken tone te prditshme, nga i cili do te perfitoje shoqeria. Per te arritur kulminacioni, per fenomente ne fjale nuk mund te flasin persona qe per shkak te komplekseve provinciale dhe kasabeske, ne pleqeri jane shendruar sa cel e mshel sytete, ne profesor universiteti, per te ngjie sic thot populli edhe ne kete nivell, kafshaten dhe te tregojne veten sa te medhenje jane. Nje fakt, harrojne faktin se jane objekt grotrsk i perqeshjes dhe tristhimit. Sikur t’i tregohen historira te ketilla popujve oksidental, do te qeshseshin me lote, ngase ato nuk e kuptojne konceptin e kafshates qe bota e civilizuar nuk e gelltit fare!

    Fatkeqsisht, keshtu jane punet ne kasabane e universiteteve.
    Te kerkojme shpetim se bashku per largimin e se keqes qe per kapricot individuale, demton shoqerine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button