Rita Ora publikon imazhet e para pas arritjes në Kosovë (Foto/Video)

Rita Ora tashmë ka arritur në shtetin e Kosovës.

Ajo është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” nga ana e fansave dhe këshillit organizues të koncertit.

Këngëtarja kishte udhëtuar drejt kryeqytetit tonë me aeroplan privat , ku ishte e shoqëruar me të motrën, Elenën.

Bukuroshja jonë është në rrugë e sipër drejt hotelit Swis Diamond të Prishtinës, ku pas akomodimit do të mbajë edhe një koncert në sheshin, Nënë Tereza.

“Gjithçka gati. Kjo do të jetë një mbrëmje që do të mbahet në mend. Kosova dhjetë”, ka shkruar Rita në Instagram.

Pos tjerash, 27-vjeçaren në hotel e ka pritur edhe një fanse e vogël, që ka bërë të emocionohet edhe vet Rita ndërsa ka sjell edhe fotografi të ushqimeve tradicionale shqiptare – pite dhe fli.

Theksojmë se këngëtarja shqiptare pritet të perfomojë para publikut shqiptar sonte me fillim në ora 22:00 në Prishtinë.

Ajo ka premtuar befasi të mëdha në koncert, ku paraprakisht do të perfmojnë disa këngëtarë të tjerë shqiptarë.

Ndryshe, bukuroshja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button