Stoltenberg: Koreja e Veriut paraqet kërcënim për të gjitha anëtaret e NATO-s

Koreja e Veriut paraqet kërcënim për të gjitha anëtaret e NATO-s, paralajmëroi nga foltorja e Konferencës për siguri në Munih sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Koreja e Veriut vazhdon t’i zhvillojë programet raketore dhe bërthamore të cilët paraqesin kërcënim për të gjithë ne. Të gjithë aleatët tani janë në fushën e veprimit të raketave koreanoveriore”, theksoi ai.

Sipas tij, kjo mund të arrihet me shfrytëzimin e mjeteve politike dhe diplomatike, por edhe përmes sanksioneve ekonomike efikase.

Sekretari  i përgjithshëm tha se për këtë çështje Rusia dhe Kina kanë përgjegjësi të posaçme si anëtare të Këshillit të Sigurisë të KB-së dhe fqinj të drejtpërdrejtë të Koresë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button