Tërmet i fortë e tronditi Meksikën, miliona persona mbetën pa energji elektrike

Të paktën 50 shtëpi janë dëmtuar dhe miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas një tërmeti të fortë me magnitudë 7.2, ballësh sipas Rihterit i cili  tronditi pjesët jugore dhe qendrore të Meksikës dhe u ndje edhe në kryeqytet.

Fillimisht Instituti Gjeofizik amerikan njoftoi se magnituda ka qenë 7,5 ballë dhe më pas e ka ulur intensitetin e tronditjes.

Epiqendra ka qenë në afërsi të bregdetit të Oqeanit Paqësor, në dy kilometra në lindje të qytetit Pinotepa de Don Luis, në 148 kilometra në jugperëndim të qytetit Oahaka, në një thellësi prej 24 kilometrash.

Nuk ka të dhëna për viktima por edhe të plagosur.

Në kryeqytetin e Meksikës, ndërtesat u tronditën më shumë se një minutë. Në televizion u transmetua se mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit meksikan, të frikësuar nga tërmeti.

Pas tërmetit sot janë regjistruar 60 tronditje të njëpasnjëshme, ku më i forti ka qenë me intensitet prej 5,9 ballësh.

Më 7 shtator, një tërmet me intensitet prej 8,2 ballësh e goditi Meksikën dhe i mori jetën 69 personave, kryesisht në shtetin Oahaka.

Më 19 shtator, në tërmetin me intensitet prej 7,1 ballësh humbën jetën 369 persona në vend, pikërisht ditën kur meksikanët e shënonin 32-vjetorin e tërmetit të fuqishëm të vitit 1983, në të cilin humbën jetën rreth 10.000 vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button