Rita Ora niset për Kosovë, publikohet videoja
Këngëtarja me prejardhje kosovare që ka arritur famë ndërkombëtare, Rita Ora do të qëndrojë sot në Kosovë.
Ajo do të jetë pjesë e koncertit qendrorë që organizohet me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Nga organizatorët është konfirmuar se këngëtarja do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, ndërsa në orën 15:00 do të mbajë konferencë për medie dhe pastaj do ta presë në takim kryeministri, Ramush Haradinaj.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka postuar një video në të cilën është shfaqur në aeroport bashkë me disa bashkëpunëtorë të saj duke u bërë gati për tu nisur në Kosovë.
Kujtojmë që Rita do të performojë sonte nga ora 22:00 në sheshin “Skënderbeu”. /Lajmi.net/