Çdo i pesti banor e ka braktisur BeH në 25 vitet e fundit

Bosnjën e Hercegovinën nga lufta e ka braktisur çdo i pesti banor, që shkakton probleme të shumta të cilat së bashku me gjendjen e keqe ekonomike, nuk japin pasqyrë të mirë për ardhmërinë e njerëzve në këtë vend, shkruan gazeta “Nezavisne novine”.

Prej të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, BeH ka rritjen më të madhe negative të popullsisë, por njëkohësisht është e dyta sipas procesit të largimit, menjëherë pas Maqedonisë. Këto janë të dhënat nga raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për BeH.

Sipas të dhënave të FMN-së, të marra me ndihmën e Agjencisë Evropiane për Statistikë, BPV-ja është 30 për qind nga mesatarja evropiane, e Serbisë 36 për qind, e Maqedonisë 39 për qind, Malit të Zi 41 për qind, Kroacisë 60 për qind dhe Sllovenisë 82 për qind.

Sipas këtyre të dhënave, prej vitit 2000 deri tani popullsia në BeH është zvogëluar për pesë për qind, ndërsa nga viti 1990 deri më sot, BeH e kanë braktisur më shumë se 20 për qind nga banorët. Tërë kjo siç paralajmërojnë ka efekt negativ ndaj ekonomisë, ndërsa shkalla reale e papunësisë është më e madhja në rajon.

“Shkalla e ulët e natalitetit dhe shkalla e lartë e largimit të të rinjve dhe arsimi në vendet e avancuara në Evropë, i përkeqësojnë presionet demografike dhe seriozisht ndikojnë në potencialin ekonomik dhe shpenzimet e dhënies së shërbimeve”, theksohet në raport.

Kjo pasqyrohet edhe në bruto prodhimin vendor për një banor, i cili është më i ulëti në rajon.

Duke parë tërë Ballkanin Perëndimor, nga BeH me pasqyrë më të keqe është Shqipëria, BPV-ja e së cilës për një banor arrin 22 për qind nga mesatarja evropiane, shkruan gazeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button