Furnizimi me energji elektrike në rajonet jugperëndimore po normalizohet

Furnizimi me energji elektrike në vendbanimet e Maqedonisë jugperëndimore të cilat ishin të goditura nga moti i keq i shkaktuar nga sasi të mëdha të shiut dhe dëborës, po normalizohet.

Nga EVN njoftuan se ekipe të Elektro-distribuimit sot kanë arritur t’i lidhin nën tension gati gjithë konsumatorët e vendbanimeve të rajonit të Rekës, ku u shfaqën më shumë probleme gjatë sanimit për shkak të kushteve të këqija nga moti i ligë. Deri në fund të ditës, siç thuhet, do të punohet që të lidhen nën tension edhe fshatrat në viset më të larta malore të këtij rajoni.

Ekipe të elektro-montuesve që nga mëngjesi janë përqendruar në zëvendësimin e shtyllave të thyera të çelikut dhe betonit në lidhjen Llabunishtë – Llukovë, ku punët po ecin shkëlqyeshëm dhe deri në fund të ditës gati të gjithë konsumatorët do të kenë energji elektrike. Për mënjanimin e defekteve është angazhuar kapacitet maksimal i disponueshëm nga ana e EVN Elektro-distribuimi dhe kompanitë e jashtme, të cilat shfrytëzuan makinat dimërore motorike, sajat motorike dhe pajisje të tjera”, njoftojnë nga kompania.

Thuhet se ata për dy ditë në kushte të vështira të motit, sasi të mëdha të dëborës dhe rrëshqitjeve të dheut në rrugë, kanë punuar në më shumë ndërrime dhe gjatë gjithë ditës me qëllim që të mundësohet furnizim normal me energji elektrike konsumatorët e rajonit të Ohrit, Strugës, Resnjës, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës dhe Rekës.

EVN Elektro-distribuim informon se ekipe të tyre do të qëndrojnë në terren derisa të lidhen në rrjetin distributiv edhe vendbanimet e fundit të cilat janë pa furnizim për shkak të motit të ligë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button