Federer afër majës në renditjen botërore

 Tenisti zviceran Roger Federer është shumë afër që sërish të renditet i pari në renditjen botërore të tenistëve profesionalë (ATP), raporton Anadolu Agency (AA).

Zvicerani 36-vjeçar, i cili këtë sezon e filloi me triumfin në Australian Open, është afër për të thyer edhe një rekord të ri. Ai mund të bëhet tenisti numër një më i vjetër në histori nëse arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të turneut Rotterdam Open, në të cilën është duke garuar aktualisht.

Në ndeshjen e parë të Rotterdam Open, Federer mposhti belgun Ruben Bemelmans kurse në të dytën gjermanin Philipp Kohlschreiber, me rezultatin 2-0 në sete.

Në çerekfinale Federer do të përballet me holandezin Robin Haase, të cilin nëse arrin ta mposhtë, do të kalojë në vendin e parë pas shpalljes së renditjes botërore që do të shpallet të hënën, duke e ulur nga maja tenistin spanjoll Rafael Nadal, i cili aktualisht gjendet në vendin e parë.

Federer, i cili në karrierën e tij ka fituar 20 turne Grand Slam dhe i cili së radhit në vendin e parë në renditjen botërore për herë të parë në vitin 2004 që nga tetori i vitit 2012 më nuk është ngjitur në majë të renditjes.

Rekordin e tenistit më të vjetër në vendin e parë aktualisht e mban Andre Agassi, i cili ishte ngjitur në majë në shtator të vitit 2003 në moshën 33-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button