Kumanovarët thonë se me ditë të tëra nuk kanë rrymë, EVN e thotë të kundërtën

Disa banorë të rrogave “Strashko Simonov” dhe “Bllagoj Iliev Gune” në Kumanovë kanë mungesë të rrymës elektrike, andaj revoltën e tyre kanë shprehur ta deklarojnë në media, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç thonë ata, rreth 40 familje 15 ditë me radhë po përballen me probleme me rrymën elektrike, ndërkaq EVN, vazhdimisht punon në defektet dhe assesi t’i rregullojë.

“Prej mbrëmjen e së mërkurës e deri sot nuk kemi rrymë, ndërkaq përpara kësaj periudhe 8 ditë gjithashtu nuk ka pasur. Mbi 70 janë pa rrymë thuajse 15 ditë edhe herën e kaluar edhe tani, shumë herë ka ndodhur që EVN të thotë se s’ka kabllo. Shkojnë nëpër fqinj nëpër vende tjera, mbrëmë isha mysafir deri në ora 12, e dini si është ftohtë, ka familje me fëmijë të vegjël, ne jemi të mëdhenj, por turp është që në kohët e sotme të mos ketë rrymë”, thotë Vanço Andevski, banor i njërës nga rrugët.

Banorët thonë se vazhdimisht i paguajnë obligimet e tyre ndaj EVN-së, por ata dobët u dalin në ndihmë kur kanë nevojë.

“Kabllot tanë janë të vjetra nga 50 vjet, kur njerëzit s’kanë pasur kabllo të cilat harxhojnë shumë, këto tani janë të holla, nuk munden ta mbajnë mbingarkesën, andaj shumë shpesh digjen, kemi problem me rrymën. Ndoshta do të zgjidhet, por ky problem nuk është prej sot, zgjat me vite”, thotë banorja Bllagoja Gruevski.

Nga ana tjetër, banorët thonë se ushqimi nëpër frigoriferë u është prishur, televizorët u janë djegur, por edhe të gjitha mjetet e tjera elektronike.

“Kam dy fëmijë të vegjël, janë të sëmurë dhe isha i detyruar të shkojë te motra, pasi që nuk ka ngrohës, as dritë. Në EVN vazhdimisht pyesim dhe na thonë se do të rregullohet, por deri më tani ende asgjë s’është bërë. Bëjnë diçka, vjen rryma 10 minuta kemi më pas përsëri ndalohet. Kush si të mundet gjendet, blejnë ngrohës me dru, me gaz, shkojnë nëpër familjarë miq, që të ngrohen”, thotë Igor Dimovski, transmeton Portalb.mk.

Nga EVN thonë se ekipet e “Elektromont” dhe “EVN” janë vazhdimisht në terren dhe punojnë edhe në kushte të dimrit kur ka nevojë.

Sipas zëdhënësi i EVN-së, Atanas Kovaçevskit, ekipet dalin në terren gjithandej ku do të paraqiten defektet. Për lokacionet e përmendura, thotë se nuk është e vërtetë se tre ditë janë pa rrymë elektrike.

“Është e vërtetë se përpara tre ditëve ka pasur defekt dhe nuk ka rrymë pasi që janë prishur kabllot nëntokësor. Që shfrytëzuesit të kenë rrymë, janë kyçur në një pikë tjetër për furnizim me rrymë elektrike, dhe është gjetur solucion për furnizim të pandërprerë të rrymës elektrike, pasi që temperaturat janë të ulëta dhe ka prej tyre që ngrohen me rrymë elektrike. Prej sot me veturë matëse edhe tani po bëhet lidhja që të ketë furnizim normal të rrymës elektrike”, thotë Kovaçevski.

Sipas EVN-së, normalizimi i plotë i furnizimit me rrymë elektrike pritet që të bëhet deri në fund të ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button