A do të ketë shkarkime? Gjykatës të shqetësuar i kanë telefonuar Karaxhovskit

Pesë kërkesa për përgjegjësi të gjykatësve kanë arritur deri te Këshilli gjyqësor, informoi kryetari i Këshillit, Zoran Karaxhovski. Ai tha se pas informacioneve të disa mediumeve se do të shkarkohen qindra gjykatës, gjykatës të shqetësuar dhe kryetarë të gjykatave i janë paraqitur Karaxhovskit që t’i verifikojnë këto informacione. Karaxhovski theksoi se ajo që paraprakisht ishte dilemë juridike, tani u tejkalua. Kërkesat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve që i kanë marrë nga ish-këshilli për verifikimin e fakteve, do t’i përfaqësojnë anëtarët e Këshillit gjyqësor, njofton TV21.

“Në pajtim me ndryshimet e Ligjit për Këshillin gjyqësor, parashtrues i autorizuar do të jetë ai anëtar për të cilin do të vendosim ne në pjesën jopublike të seancës dhe pas kësaj, në pajtim me ligjin, do të formohet komision prej tre anëtarëve përmes zgjedhjes së rastësishme, i cili do të ketë obligim ligjor që të diskutojë, të ftojë, të hetojë këtë që është paraparë me ligj. Kur ta mbarojë punën e tij, në seancë këshilli do të duhet të dorëzojë raport deri te të gjithë anëtarët e këshillit gjyqësor”, tha Zoran Karaxhovski, Kryetar i këshillit gjyqësor të RM-së.

Këshilli për verifikimin e fakteve deri më tani ka dorëzuar disa iniciativa për shkarkim të gjykatësve të Gjykatës Supreme – Jovo Vangellovski, Xhemali Saiti, Rahillka Stojkovska, Risto Katavenovski dhe Faik Arsllani. Këta gjykatës ishin anëtarë të këshillit penal, i cili e liroi nga burgu biznesmenin Sead Koçan, i akuzuar në rastin e PPS-së, Trust. Karaxhovski tha se edhe pse nuk kanë afate, komisionet së shpejti do t’i përgatisin kërkesat për mbajtjen e përgjegjësisë së gjykatësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button