Iu dha lamtumira e fundit ish ministrit Abdylaqim Ademi (VIDEO)

Iu dha lamtumira e fundit ish funksionarit të lartë shtetëror nga radhët e BDI-së, Abdylaqim Ademi, raporton Portalb.mk.

Në funeralin e tij, kanë marrë pjesë pjesëtarë të lartë të organeve partiake, në krye me kryetarin Ali Ahmeti.

Me rastin e vdekjes së tij, telegrame ngushëllime kanë dërguar edhe kryeministri, kryetari i Kuvendit, por edhe funksionarë të tjerë shtetëror.

Pas mbarimit të ceremonisë së varrimit, përpara të pranishmëve folën zv/kryeministri, Bujar Osmani, përfaqësues nga BFI dhe familjarët.

Ndryshe, Abdylaqim Ademi la pas vetes, bashkëshorten dhe djalin.

Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Studimet universitare i kishte filluar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Metalurgji, në qytetin e minatorëve në Mitrovicë, ku kishte mbaruar dy vite dhe për shkak të masave të dhunshme serbe në Universitetin e Prishtinës, studimet ishte detyruar që t’i vazhdoj në Universitetin Politeknik të  Tiranës, ku ka diplomuar në korrik të vitit 1996. Ai më pas ka mbaruar edhe studimet postdiplomike.

Ai ishte nënkryetar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008 , Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 28 korrik 2011 deri më 20 qershor 2014 dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit 2014 deri më 16 janar 2016.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. ky njeri varosi arsimin shqip,ky njeri shkateroi gjithcka qe ishte shqiptare dhe te gjithe keto veprime i orkestroi ne favor te VMRO,ndaj te mos ju vi keq aspak,nje argat i sllaveve me pak,dhashte perendia qe te gjithe kreret e BDI ti gjej kjo morte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button