Merkel: Është herët të flitet për liberalizim të vizave mes BE-së dhe Turqisë

Liberalizimi i regjimit të vizave mes BE-së dhe Turqisë ende nuk është në rend dite, deklaroi sot në Berlin kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit me kryeministrin turk, Binali Jilldirim.

“Sa i përket liberalizimit të regjimit të vizave, është në kuadër të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë (për refugjatët), u përcaktuan kushtet. Nuk kemi folur hollësisht për atë sot, sepse ende ka shumë punë”, theksoi Merkel.

“Kemi nevojë edhe për shumë kohë dhe veprime të caktuara (nga anа turke). Për momentin nuk ka lëvizje”, shtoi kancelarja gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button