Kocijançiq: BE është përkrahëse e fuqishme e Speciales

Zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe e BE-së, Maja Kocijançiq pas largimit nga detyra e prokurorit të Speciales, Dejvid Shvendiman tha se BE vazhdon të jetë përkrahëse e fuqishme e punës së Prokurorisë së Specializuar.

Kocijançiq shprehu falënderim për “punën e shkëlqyer” të Shevendiman gjatë periudhës kur Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u krijua nga atë të një ligji të Kosovës për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet serioze tejkufitare dhe ndërkombëtare që ndodhën gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë më 1998, 1999 dhe 2000″.

“Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një përkrahësе е fuqishme e punës së Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar. Ato janë një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, i cili është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit drejtë BE-së dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi. Është veçanërisht e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme”, thuhet në deklaratën e Kocijançiq.

Procedurat përkatëse për emërimin e pasardhësit të Shvendiman do të fillojnë shpejtë, sipas ligjit, për të siguruar vazhdimësi të plotë të punës, thuhet në deklaratën e zëdhënëses Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button