Rritet numri i të sëmurëve nga gripi, regjistrohen 2.964 raste

Gjatë javës së fundit (nga 5 shkurti deri më 11 shkurt) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 2.964 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 48 për qind në krahasim me javën para saj kur ishin regjistruar 2.001 persona të sëmurë, theksohet në raportin që në ueb faqen e tij sot e publikoi Instituti për shëndet publik.

Në lidhje me sezonin e fundit kur u regjistruan 386 të sëmurë, ekziston rritje të numrit për 7,7 herë të numrit të të sëmurëve në javën e  gjashtë të vitit..

Numri më i madh i të sëmurëve – 1.650 janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjeç, ndërsa te fëmijët e moshës 5-14 vjeç ka 327 raste në 100.000 banorë.

Këtë javë numri më i madh i personave të sëmurë – 326 janë paraqitur nga rajoni i Njësisë rajonale Gostivar, ndërsa incidenca më e lartë 576,5 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë rajonale Dibër.

Nga gjithsej 31 njësi raportuese në vend, vetëm në rajonin e NJR Dibër, Kratovë, Resnje, Kavadar dhe Makedonski Brod regjistrohet aktivitet shumë i lartë. Në rajonin e Qendrës për shëndet publik Manastir dhe NJR Kërçovë është regjistruar aktivitet i lartë, në rajonin e shtatë qendrave për shëndet publik/njësitet rajonale-aktivitet të mesëm, në rajonin e nëntë qendrave për shëndet publik/njësite rajonale-aktivitet të ulët, në nëntë njësite rajonale regjistrohet aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, ndërsa gjashtë njësitet tjera rajonale këtë javë nuk kanë paraqitur të sëmurë nga gripi/ sëmundje të ngjashme me gripin.

Deri më tani në sezonin 2017/2018,. numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura me të sëmurë të ngjashëm të gripit arrin 8.443. Numri i regjistruar i rasteve është për katër herë më i vogël në krahasim me periudhën e njëjtë nga sezoni i kaluar kur ka pasur 33.883 të sëmurë.

Deri më tani, numri më i madh i personave të sëmurë – 1.512 janë regjistruar në NJR Gostivar, pastaj vijojnë Qendra për shëndet publik Tetovë (937) dhe Qendra për shëndet publik Kumanovë (834). Incidenca më e lartë prej 2.021 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër.

Vlerësohet qarkullimi i përbashkët i influencës A dhe influencës B të virusit në Republikë.

Gjatë javës së pestë të vitit, në laboratorin për viruse të Institutit për shëndet publik janë testuar 22 materiale për grip. Nga materialet e testuara, 14 (63,6 për qind) janë pozitive për praninë e virusit të influencës – tetë influenca B (Yamagata)  pesë influenca A(H1N1)pdm dhe një influencë A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button