Rasti “Almiri”, Prokurori refuzoi tërheqjen e prokurores Kusigureska

Organi i akuzës në Kumanovë ka hedhur poshtë tërheqjen e Prokurores Suzana Kusigerska në rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Prokuroria Themelore e Kumanovës i ka vlerësuar si të pa baza kërkesën e palës së dëmtuar, njofton Alsat M.

Nga ana tjetër mbrojta edhe një herë kërkoi që të gjitha dëshmitë të shqyrtohen nga e para.

Për vrasjen e Almir Aliut akuzohet Boban Iliç, ndërsa për dhunë ndaj të akuzuarit dhe vëllait tij Bojan Iliç akuzohen Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, pas një zënkë paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit Boban Iliç i cili shtypi me makinë 4 vjeçarin nga Kumanova dhe prindërit e tij.

Me heshtje dhe lule për Almir Aliun: Të mos rikualifikohet vepra penale (FOTO+VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP