Nëse femra i ka këto 14 veçori, mos u ndani nga ajo – thonë shkencëtarët

Njerëzit në lidhje të gjata eventualisht arrijnë në një pikë ku e pyesin veten se a dëshirojnë që ta kalojnë pjesën tjetër të jetës me personin që janë në lidhje.

 Shkencëtarët nga mbarë bota janë duke studiuar çështjet tejet të komplikuara që rrethojnë dashurinë dhe lidhjet, duke kaluar me mijëra orë duke u munduar të kuptojnë se çfarë i bën njerëzit të përshtatshëm me njëri tjetrin dhe si këto kualitete e bëjnë një lidhje të lumtur dhe jetëgjatë, transmeton Femra.net.

Në kemi përmbledhur rezultatet më të rëndësishme dhe më interesante të këtyre studimeve, nëse femra në lidhje me ju i ka këto 14 kualitete atëherë të jeni të sigurtë se është e duhura për ju.

  1. Është më intelegjente se ju. Nëse kërkoni një partner për tërë jetën, sigurohuni që të jetë e mençur. Një studim ka zbuluar se femra intelegjente mund të ju mbrojë kundër çmendurisë në fazën më të vonshme të jetës. Çështja është se një partner intelegjent nuk pushon kurrë duke ju sfiduar intelektualisht andaj ju ndohmon në mirëmbajtjen e aftësive mentale.
  2. Është e sinqertë. Çdokush bën gabime dhe përzgjedhje të gabuara, ndërsa kur e keni pranë një person të sinqertë që ju vetëdijëson dhe ju tregon me sinqeritet kur gaboni, keni mundësi të përmirësimit.
  3. Ka botëkuptim pozitiv. Nëse partneri juaj është person pozitiv që gjithmonë e sheh gotën gjysëm të mbushur atëherë e keni gjetur gruan e ëndërrave. Personat negativë janë helmues për shëndetin tuaj andaj një person optimist është një partner i denjë.
  4. Bën kompromise. Është normale që ndonjëherë të mos keni pikëpamje të njejta me partnerin mirëpo aftësia e fleksibilitetit dhe e bërjes së kompromisit është një gjë që i mban dy persona bashkë.
  5. Qeshet me shakatë e juaja. Të pasurit një partner që mendon se jeni qesharak është shumë e rëndësishme për meshkujt andaj nëse keni gjetur një femër që qeshet me shakatë e juaja, kujdesuni që mos të pushojë kurrë së qeshuri.
  6. Ka një zemër të hapur. Kur keni një partner që shkëlqen në publik dhe bën vendin e saj në grup, e bën jetën shumë më të lehtë. Studimi tregon se njerëzit që ndajnë lehtësisht informata personale perceptohen si më tërheqës.
  7. Ju përkrah në qëllimet e juaja dhe ndjek qëllimet e saja. Një femër e fuqishme pranë jush që ju motivon dhe nuk është e mvarur nga ju është një stoli e çmueshme. Nuk do të keni nevojë të brengoseni për të dhe ajo nuk do të ketë nevojë për miratimin e vazhdueshëm nga ju.
  8. Ka një marrëdhënie të shkëlqyer me prindërit e saj. Nëse dëshironi të dini se si do duket partneri juaj pas 30 viteve, shikoni prindërit e saj. Nëse dëshironi të dini se si do ju trajtojë juve pas 30 vitesh, shikoni se si i trajton prindërit e saj sot.
  9. Është e sjellshme. Shkenca tregon se çelësi i një marrëdhënie të mirë janë mirësjellja dhe zemërgjerësia.
  10. Gjatë zënkave qëndron e qetë dhe ju qetëson juve. Zënkat janë të paevitueshme në një lidhje, mospajtimi është një shenjë e mirë për një lidhje mirëpo gjëja më e rëndësishme është se si e menaxhoni konfliktin dhe si e tejkaloni atë.
  11. Për ju bën gjëra pamend. A e keni gjetur një femër që bën gjëra të çmendura për ju dhe me ju? Atëherë keni gjetur personin e duhur pasiqë çiftet që pinë bashkë deri vonë, bëjnë gjëra të çmendura dhe argëtohen sikur të ishin miqtë më të mirë, kanë një ardhmëri të mirë në lidhje.
  12. Ka jetën e saj. Kur keni hapësirën dhe privatësinë e nevojshme është gjë më e rëndësishme në një lidhje se jeta e mirë seksuale.
  13. Ajo i pranon mangësitë e juaja. Shumë lidhje përbëhen nga një partner që vazhdimisht e kritikon partnerin tjetër. Nëse keni gjetur femrën që ju pranon ashtu siç jeni, jeni me të vërtetë me fat.
  14. Nuk mban armiqësi. Nëse keni gjetur një femër që fal, do e keni afër jush për një kohë të gjatë. Falja është themeli i një marrëdhënie të shëndoshë./femra.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button