Fakte interesante për “Shën Valentin”

Që të dashuruarit të duhen gjithë jetën, nuk mjafton vetëm “Dita e të Dashuruarve”. Janë disa elemente që të bëjnë këtë festë kaq popullore në të gjithë botën, transmeton Koha.net.

Ju sjellim disa fakte interesante për “Shën Valentin”.

1. Teoria më e famshme për origjinën e Shën Valentinit është që Perandori Claudius i Dytë nuk kishte dashur që burrat romakë të martoheshin gjatë kohës së luftës. Peshkopi Valentini kishte vepruar kundër dëshirës duke i martuar çiftet fshehurazi. E, pasi që ishte zënë e burgosur, ai nga burgu ia kishte shkruar një letër të dashurës së tij, në fund të së cilës shkruante: ‘Nga Valentini yt’.

2. Bazuar në statistika, rreth 3 për qind e pronarëve të kafshëve shtëpiake iu japin dhurata kafshëve të tyre në Ditën e Shën Valentinit.

3. Çdo vit këmbehen rreth 1 miliard kartolina në Ditën e Shën Valentinit.

4. Beqarët, në disa vende të botës më 14 shkurt mblidhen për t’u argëtuar me njëri-tjetrin.

5. Në Finlandë 14 shkurti shënon ‘Ditën e Shokëve’. Pra, në këtë datë, finlandezët mendojnë për shoqërinë e jo për partnerin.

6. Shumë besojnë që simboli X ishte bërë sinonim i puthjes në epokën e mesjetës. Njerëzit nuk kishin mundur t’i shkruanin emrat e tyre, kishin vizatuar një X, të cilin më pas e kishin puthur, për ta treguar sinqeritetin.

7. Në mesjetë, femrat kishin ngrënë ushqime të çuditshme në Ditën e Shën Valentinit, me qëllim që më pas të ëndërronin për partnerin e tyre të ardhshëm.

8. Në vitin 1537, Mbreti Herny i Gjashtë i Anglisë edhe zyrtarisht e kishte shpallur 14 shkurtin ditë feste për Shën Valentinin.

9. Në vitet e 1800-a, doktorët zakonisht i kishin këshilluar pacientët që të hanin çokollatë, për ta kaluar dhimbjen e shkaktuar nga ndarja me partnerin.

10. Richard Cadbury kishte prodhuar kutinë e parë të çokollatave për Ditën e Shën Valentinit në fund të viteve të 1800-a.

11. Më shumë se 35 milionë kuti çokollate, në formë zemreje, shiten çdo vit në Ditën e Shën Valentinit.

12. 73 për qind e njerëzve që blejnë lule në Ditën e Shën Valentinit janë burra.

14. Sasia e çokollatës që blihet në Ditën e Shën Valentinit kap vlerën e 1 miliard eurove.

17. 220.000 është numri mesatar i propozimeve për martesë që bëhen në Ditën e Shën Valentinit çdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP