Hyri në fuqi Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe homologia e tij bullgare Ekaterina Zaharieva sot në Sofje e nënshkruan Protokollin për këmbimin e dokumenteve të ratifikuara, me çka edhe zyrtarisht hyri në fuqi Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis dy vendeve, transmeton MIA. 

Marrëveshja u nënshkrua më 1 gusht 2017 nga kryeministrat e dy shteteve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, për shkak të përforcimit të marrëdhënieve të ndërsjella miqësore, zhvillimin e fqinjësisë së mirë, zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Me këtë praktikisht përfundon procedura formale për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes, pas ratifikimit të saj në Kuvendin e Maqedonisë më 15 janar dhe të Parlamentit bullgar tre ditë më vonë.

Marrëveshja është rezultat i një procesi dakordues pesëvjeçar të grupeve të punës të të dyja MPJ-ve dhe paraqet zhvillim të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1990. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP