Junker me kritika për sjelljen e Turqisë në Detin Egje

Kryetari i Komisionit evropian, Zhan Klod Junker e kritikoi sjelljen e Turqisë me rastin e krizës me Greqinë që eskaloi gjatë ditëve të kaluara, lajmëroi NTV.

Deklaratat e tij pasojnë pas situatave të tensionuara për shkak të incidentit në rajonin e ishujve për të cilat kontestojnë Greqia dhe Turqia.

Një anije e rojes bregdetare turke u ndesh me një anije të rojes kufitare greke në rajonin e dy ishujve të njohur nën emrin grek Imia dhe me emrin turk Kardak. Në vitin 1996 dy shtetet ishin në prag të luftës për shkak të atyre ishujve.

Junker deklaroi sot se është “fuqimisht kundër sjelljes së Turqisë”.

Kryetari i KE-së, Donald Tusk i bëri thirrje Turqisë ta respektojë tërësinë territoriale të Qipros pasi që anije ushtarake turke penguan një anije sondë të gjigantit italian energjetik ENI të cilët po kryejnë analiza në rajonin Bllok 3 në zonën ekonomike qipriote, theksoi televizioni.

Tusk kërkoi që Ankaraja të evitojë kërcënimet dhe aksionet kundër cilës do anëtare të Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP