Kryeministri i Malit të Zi fillon vizitën në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare dy ditore ku u prit me nderime shtetërore nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy delegacionet qeveritare Kosovë – Mali i Zi do të mbajnë një takim, ndërsa pas takimit do të mbahet konferenca e përbashkët për media e kryeministrave të të dy vendeve fqinje.

Kryeministri Markoviç do të pritet nesër edhe nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Vizita e Markoviç vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të vendos rreth Marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, është nënshkruar më 26 gusht të vitit 2015 në Vjenë ndërmjet dy shteteve dhe është miratuar nga pala malazeze, mirëpo ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi është kriter nga Komisioni Evropian (BE) për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.

Markoviç para vizitës së tij në Kosovë deklaroi se çështja e demarkacionit për Malin e Zi është e mbyllur meqë ajo tashmë e ka ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit.

Kujtojmë se vizita e kryeministrit malazez e paraparë për javën e kaluar më 6 shkurt ishte anuluar për shkak të kushteve atmosferike, gjegjësisht për shkak të motit me mjegull.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP