Hani ngadalë për të humbur peshë

Shkencëtarët thonë se ngrënia më ngadalë ndihmon në parandalimin e obezitetit Njerëzit të cilët hanë shpejt ushqim, mund të humbin peshë thjesht duke e përtypur më gjatë ushqimin dhe duke pushuar pak mes kafshatave.

Hulumtimet me 60,000 japonezë tregojnë për një lidhje mes të ngrënit ngadalë ose shpejt, dhe fitimit ose humbjes së peshës. Sipas tyre, ndryshimet në shpejtësi të ngrënies mund të shkaktojnë ndryshime në obezitet dhe në indeks të masës trupore (BMI), transmeton Rtv.21.

Shkencëtarët thonë se ngrënia më ngadalë ndihmon në parandalimin e obezitetit dhe zvogëlimin e rreziqeve të ndryshme shëndetësore. Vlen të ceket se gjithashtu është dëshmuar që shmangia e mëngjesit nuk ka ndonjë efekt në humbjen e peshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP