Mbyllen xhirollogaritë e FIDE-s për shkak të sanksioneve

Organizata ndërkombëtare e shahut, e njohur me shkurtesën FIDE, ka njoftuar se veprimet e saj financiare janë ndalur për shkak të akuzave se presidenti i saj, Kirsan Ilyumzhinov, ka lehtësuar transakcione për qeverinë e Sirisë, transmeton REL.

Federata Borërore e Shahut (FIDE) me seli në Lozanë të Zvicrës, tha dje se Banka zvicerane UBS i ka mbyllur xhirollogaritë e saj, para më tepër se dy vite, pasi presidenti i FIDE-s, Kirsan Ilyumzhinpv, i cili është një milionar rus, ishte përfshirë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Në letrën e para dy ditësh të publikuar në Internet, i ngarkuari me financa në FIDE, Adrian Siegel, tha se problemet e Ilyumzhinovit “i kanë dëmtuar rëndë aktivitetet biznesore të FIDE-s dhe ne duhet të shikojmë për lidhje të re bankare”.

UBS ka thënë se nuk i komenton çështjet “nëse individë ose organizata janë klientë të UBS-së”, por i respekton “të gjitha ligjet dhe rregullat që janë të zbatueshme për ne”, ka raportuar The Telegraph.

Në nëntor të vitit 2015, Departamenti i thesarit i Shteteve të Bashkuara e ka përfshirë Ilyumzhinovin në listën e sanksioneve, në shënjestër të së cilës ishin “rrjetet që i japin mbështetje qeverisë së Sirisë, përfshirë lehtësimin e blerjes së naftës për qeverinë e Sirisë” nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP