“Megjashi”: Veshja e fëmijëve me uniforma ushtarake nuk kontribuon në ndërtimin e paqes

Ambasada për fëmijë “Megjashi” reagon ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë, që e ka financuar një projekt të një fëmije 6 vjeçar Vigan Maksuti, në të cilin fëmija paraqitet me veshje ushtarake, njofton Portalb.mk.

“Megjashi” është kundër që fëmijët të përfshihen në aktivitete që kanë simbole ushtarake ose politike, por përkundrazi reagon ashpër dhe dënon diçka të tillë. Në këtë rast, pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë në këngë dhe  pa marrë parasysh përmbajtjen që fëmijët janë përfshirë në këtë aktivitetet, duam t’u themi prindërve të fëmijëve që veshja e fëmijëve me uniforma ushtarake nuk kontribuon në ndërtimin e paqes dhe botës më të mirë për fëmijët. Është e nevojshme që të ndërtojmë kulturë dhe paqe, demilitarizim në të cilën në mënyrë tjetër do t’i kremtojmë vlerat tona humane dhe njerëzore”, thotë Dragi Zmijanac nga “Megjashi”.

Zmijanac më tej shton se për vendimin që t’i ndahet shumë parash fëmijët në fjalë, duhet që plotësisht të deklarohet Ministria e Kulturës se në çfarë mënyre dhe pse mu ky projekt është financuar.

“Numri i madh i reagimeve të mëdha me rastin e ndarjes së mjeteve, tregon se procesi dhe vendimi i Ministrisë për një numër të madh të qytetarëve është i paqartë dhe i dyshuar, me çka automatikisht nevojitet transparencë më e madhe dhe llogaridhënie. Presim që Ministria e Kulturës që të nxisë ngritje të kulturës dhe paqes dhe jo-dhunës te fëmijët”, thotë Zmijanac duke bërë apel që ky rast të mos shfrytëzohet për ndarje të intolerancës, nxitjes së militarizmit dhe lartësim të heronjve të luftërave, por edhe fëmija V.M., të mos ofendohet ose viktimizohet në çfarëdo lloj mënyre, gjë të cilën e kanë bërë shumë qytetarë nëpër rrjetet sociale.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me djalin 6-vjeçar nga Tetova, Vigan Maksuti i cili nga Ministria e Kulturës ka arritur të sigurojë financa për dy projekte, njëri është për “koncert solistik” dhe tjetrit është për “publikimin e CD diskut”, që të dy projektet do të financohen në vlerë prej 300 mijë denarë, duke i siguruar të miturit 600 mijë denarë.

Nga Ministria e Kulturës në lidhje me “300 mijë denarët e CD diskut thanë” se : “Sa i përket rritjes së shumës, është një gabim teknik në shumën e shpallur të fondeve të kërkuara dhe të aprovuara. Bëhet fjalë për shumë më të vogël, ajo do të korrigjohet pasi Komisioni të ketë rishikuar aplikacionin. Shuma do të korrigjohet dhe rishpallet në tabelën e fituesve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP