Athina është “shqetësuar” për vizitën e Zaevit në Turqi

Qeveria greke nuk fsheh se ka qenë e shqetësuar pasi që kryeministri Zoran Zaev ka “shpejtuar” që ta vizitojë Ankaranë dhe “të kërkojë mbështetje publike nga Turqi”. Në Athinë vlerësojnë se ky hap, e hapë derën për rol më të madh të Turqisë të Ballkanit, veçmas në këtë periudhë kur marrëdhëniet greko-turke sërish janë në krizë, këtë herë rreth ishujve Imma, shkruan gazeta greke “Iefimerida”, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev, përpara vizitës në Ankara, në pyetje gazetareske, u përgjigj se ajo është planifikuar më parë.

Sipas gazetës, të gjitha indikacionet janë se po diskutohet rreth emrit “Maqedonia e Epërme” dhe se termi “Maqedoni” përfundimisht ngelet në emrin.

Koxias dhe Dimitrov nesër dhe pasnesër do të takohen në korniza të takimit joformal të shefave të diplomatëve të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate për anëtarësim.

Ministrat e Punëve të Jashtme është pajtuar që t’i vazhdojë përpjekjet nën mbulim të OKB-së, kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, duke kumtuar për takimin e mbrëmshëm të ndërmjetësuesit, Methju Nimic dhe ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë.

“Pas takimit konstruktiv, i cili është pjesë e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, ministrat e Punëve të Jashtme janë pajtuar që t’i vazhdojnë përpjekjet nën mbulimin e OKB-së”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Greqisë dhe Maqedonisë, pas bisedimeve të djeshme maratonike në prani të Nimicit në Vjenë të Austrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button