Ana Kodra, fenomeni i “The Voice Kids” (VIDEO)

Ana Kodra është vajza e cila javën e kaluar në “The Voice Kids” bëri për vete të katër anëtarët e Jurisë, Miriam Canin, Eneida Tarifën, Aleksandër dhe Renis Gjokën.

Por duket se vogëlushja e kishte të vendosur se kë nga anëtarët do të përzgjidhte. 

E ftuar në PopCulture, Ana rrëfen se Miriami është këngëtarja e saj e preferuar dhe se kthimi i saj mbrëmjen e “The Voice Kids” ishte lumturia e saj më e madhe: “Për pjesëmarrejen në “The Voice Kids” jam ushtruar shumë. Kam punuar me Kamelën për përgatitjen e pjesës sime. Kur u kthye Eneida më pëlqeu shumë, por më mungonte një ndjesi, pasi unë doja të kthehej Miriami. E kisha ndarë mendjen që do të zgjidhja atë sepse mendoj se ishte e duhura për mua. Mendoj se Miriami ka zë shumë të bukur. Por përveç Miriamit më pëlqen edhe Albani”, transmeton TCH.

Performanca e Anës në “The Voice Kids” mbrëmjen e së premtes ka marrë mijëra klikime në kanalin Youtube.

Gjithashtu vogëlushja rrëfeu se përveçse të këndojë, i pëlqen edhe të kompozojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP