Osmani në takim të përbashkët me Miroshiç dhe Dur

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim të përbashkët me delegacionet e Republikës së Çekisë, të udhëhequr nga Jakub Dur, zëvendësministër për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Republikës së Sllovenisë, të kryesuar nga Iztok Miroshiç, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, transmeton MIA. 

Tema kryesore e takimit, siç njoftojnë nga SÇE, ishte procesi eurointegrues i Republikës së Maqedonisë, në veçanti perspektiva evropiane dhe potencialet që dalin nga Strategjia e re e Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.

“Strategjia e valorizon saktë progresin e Republikës së Maqedonisë dhe hapë mundësi historike për kthimin e Republikës së Maqedonisë në binarë evropianë dhe bashkëngjitjen e saj drejt dinamikës 2025”, deklaroi Osmani, duke shtuar se kjo mundësi paraqet nxitje të rëndësishme për Qeverinë, si dhe në përgjithësi shoqërinë, që aktualisht është përkushtuar në procesin eurointegrues.

Zëvendëskryeministri shprehi mirënjohje për angazhimet e deritanishme të Çekisë dhe Sllovenisë për procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shfaqi shpresën se e njëjta do të vazhdojë edhe më tej, posaçërisht këtë vit, si vit në të cilën priten hapat dhe vendime më të rëndësishme për progresin e procesit.

“Sllovenia dhe Çekia kanë lidhje të rëndësishme me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe procesi i zgjerimit paraqet interes të përbashkët”, theksoi Osmani, duke shtuar se para nesh kemi një periudhë me fokus intensiv drejt Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh lryesimin e Bulgarisë me Këshillin e BE-së, pas saj vijon Presidenca e Austrisë dhe Rumanisë – vende që, njëjtë si Sllovenia dhe Çekia, kanë interes të drejtëpërdrejtë për rajonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP