Tusk: Të përforcohet lidhja e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe midis shteteve të rajonit

Qëllimi ynë është përforcimi i lidhjeve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përforcimi i lidhjeve midis vetë shteteve të rajonit, deklaroi sot kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk pas takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurc në Vjenë, transmeton MIA. 

“Biseduam për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në maj në Sofje, qëllimi i të cilit është përforcimi i lidhjeve, si me rajonin ashtu edhe brenda në rajon. Kjo u dedikohet më shumë investimeve në infrastrukturën transportuese, përforcim i bashkëpunimit në arsim dhe kulturë, që komunikimi midis qytetarëve të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë”, porositi Tusk.

Kryetari i Këshillit të Evropës me kancelarin austriak ka biseduar edhe për samitin vijues të liderëve të BE-së, në të cilin në plan të parë do të jetë buxheti i ardhshëm shumëvjeçar i BE-së, i cili do të bazohet në prioritetet e BE-së në dekadën e ardhshme.

Tusk paralajmëroi se, krahas sigurisë dhe mbrojtjes, teknologjisë digjitale dhe arsimit, midis prioriteteve të BE-së në dekadën e ardhshme do të jetë ndalja e migracionit ilegal në BE. Pikërisht për këtë, kryetari i Këshillit të Evropës e shikon rolin e rëndësishëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Sipas tij, Samti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jetë i rëndësishëm për përforcim të bashkëpunimit në sferat e interesit të përbashkët, duke e përfshirë edhe sigurinë dhe migracionin, për shkak se, siç tha, pjesëmarrja e Ballkanit Perëndimor, “si ruajtës shekullor i kufijve evropianë në ndaljen e valës së emigrantëve në Evropë në vitin 2015, ishte i rëndësishëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button