Grujoski dhe Boshkovski do të japin deklaratë para Komitetit për azil në Selanik

Ish-shefat e DSK-së, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski, për dy ditë, më 15 shkurt, para Komitetit për azil në Selanik do t’i japin arsyet për të cilat kërkojnë azil në Greqi, konfirmuan për MIA-n nga ekipi i avokatëve.

Paraprakisht seanca dëgjimore fillestare në Komitet është anuluar pasi ka pasur problem me sigurimin e përkthyesit në gjuhën maqedonase.

Grujoski dhe Boshkovski kërkesë për të fituar azilin politik në Greqi dorëzuan më 29 nëntor vitin e kaluar. Ky hap, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, ishte i pritshëm, duke e pasur parasysh atë se në raste të tilla, që të prolongohet ekstradimi hapi i parë është të kërkuarit azil.

Me kërkesën e dorëzuar për azil politik, u hap një proces i ri paralel dhe plotësues. Grujoski dhe Boshkovski, në Greqi, tashmë i kanë tri procese të ndryshme dhe të cilat nuk lidhen njëri me tjetrin, njëri për ekstradim pas fletarrestimit ndërkombëtar  nga ana e Maqedonisë, tjetri për falsifikimin e pasaportave me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut dhe i treti për kërkesën për azil.

Mësohet data e ekstradimit të agjentëve Grujovski dhe Boshkovski

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP