Reshjet e borës mundë të pengojnë derbin Shkëndija – Vardari (FOTO)

Nesër fillon vazhdimi i kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë, ku me fillim në orën 14:00 do të nisin ndeshjet e sezonit pranveror. Është bërë e zakonshme që tani më e sa vite terrenet e Maqedonisë shkaku i kushteve klimatike, por edhe mirëmbajtjes së dobët të jenë problem kryesor për të gjitha ekipet.

Pamje nga stadiumi i mbuluar me borë

Pamje nga stadiumi i mbuluar me borë

Pikërisht nesër duhet të luhet derbi i madh i kampionatit, kur Shkëndija lidere e sezonit vjeshtor do të jetë nikoqire në Tetovë ndaj kampionit aktual Vardarit dhe ndjekësit të parë në garën për titull. Sipas fotos që sot kanë realizuar portali sportiv “sport1.mk” dhe “sportmedia.mk”, shihet se nëse vazhdojnë reshjet e borës, mundë të ketë probleme në zhvillimin e derbit të madh që përket pikërisht me fillimin e sezonit.

Të përkujtojmë se shkaku i problemeve me stadiumin, ndeshjet në terren të tyre nuk kanë mundësi ti luajnë FC Shkupi, KF Pobeda dhe KF “Skopje”.

Në javën e 19-të, të Ligës së Parë takohen: KF Shkëndija – KF Vardari, FC Shkupi – KF Akademija Pandev, KF Rabotniçki – KF Renova, KF Pobeda – KF Pelisteri dhe KF Sileksi – KF “Skopje”. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP