Butaris kritikohet në Greqi për shkak të propozimit për ndryshimin e emrit të Aeroportit të Selanikut

Kryetari i Selanikut, Janis Butaris, po përballet me sulme të ashpra në Greqi pasi që tha se qyteti i tij duhet të mendojë për ndryshimin e emrit të Aeroportit të Selanikut, i cili për momentin quhet “Maqedonia”, njofton Portalb.mk.

Siç transmeton “Ekatimerini”, gjatë kohës së takimit të Këshillit të Qytetit të Sleanikut, Butaris ka dhënë sugjerime se duhet që të mendohet për ndryshimin edhe të emrit të Stacionit të Autobusëve në Selanik.

“Nuk thash se duhet që t’i ndryshojmë emrat, vetëm shtrova  pyetje”, deklaroi Butaris për Sky TV, duke shtuar se emri Maqedoni vetëm po i ndan njerëzit.

Propozim i iri do të ishte që Aeroporti të emërohet në Nikos Galiz, i cili është basketbollist i njohur grek, i cili hyri Shtëpinë e Famës në Amerikë.

Por, Jorgos Kumutsakos nga Demokracia e Re nuk mendon ashtu.

“Ai duhet që t’ua lë bisedimet diplomacisë dhe diplomatëve dhe të koncentrohet në obligimet e tij siç janë shëndetësia dhe mbledhja e mbeturinave në qytetin e tij”, deklaroi Kumutsakos.

Nikos Galis është kampion i shumëfishtë në basketboll në ligën greke dhe në ligat evropiane. Ai ishte në draft marrëveshje me Boston Seltiks të ligës më të fuqishme basketbolliste në botë NBA, por për shkak të lëndimit asnjëherë nuk luajti në këtë ligë.

Më vonë, përsëri u kërkua nga Seltiks, por ai e refuzoi ofertën.

Legjenda e Bostonit, Red Auerbach, njëherë tha se gabimi më i madh i tij, që ka të bëjë me basketbollin është që nuk e ka mbajtur Galisin në Seltiks edhe përskaj lëndimit me të cilin ai përballej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL