Lideri verikorean falënderon Jugun për “mikpritjen mbresëlënëse”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e lavdëroi Korenë e Jugut për, siç tha, mikpritjen “mbresëlënëse” të delegacionit të Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore.

Komentet vijnë pasi delegacioni zyrtar i Veriut, i udhëhequr nga motra e Kimit, Kim Yo-jong, ka mbaruar vizitën historike dhe është kthyer në Phenjan, transmeton REL.

“Pas raportit të delegacionit mbi vizitën, Kim Jong-un shprehu kënaqësi mbi të,” raportoi media shtetërore KCNA.

Ka qenë ky delegacioni më i lartë verikorean që ka vizituar Jugun që nga Lufta e Koresë në vitet 1950.

Dy Koretë nuk kanë nënshkruar kurrë traktat të paqes për të përfunduar zyrtarisht luftën dhe janë në një gjendje konstante të mosbesimit reciprok.

Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike është parë si një ngrohje e marrëdhënieve midis dy Koreve, ndonëse ka pasur gjithashtu shqetësime se ajo i ka mundësuar Koresë së Veriut të blejë kohë për zhvillimin e programit të saj bërthamor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP