Diplomatë të lartë të Çekisë dhe Sllovenisë për vizitë në Maqedoni

Në  vizitë të përbashkët pune në Republikën e Maqedonisë sot do të vijnë zëvendësministri për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jakub Dur dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Iztok Miroshiç.

Përfaqësuesit e lartë të MPJ-së çeke dhe sllovene do të kenë takim me sekretarin shtetëror në MPJ-në e Maqedonisë, Viktor Dimovski, me ç’rast do të bisedojnë për intengrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, situatën e brendshme politike në vend dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Siç kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, në suaza të vizitës, diplomatët e lartë të Çekisë dhe Sllovenisë do të realizojnë takim edhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani. Dur dhe Miroshiç do të mbajnë edhe ligjëratë të përbashkët para studentëve të degës për shkenca politike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP