Shkalla aktuale e punësimit në BE më e larta deri më tani

Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar në vendet e BE-së janë punësuar 72,3 për qind e popullatës, që paraqet shkallën më të lartë të punësimit e regjistruar deri më tani, deklaroi Komisioni Evropian.

Shkalla e punësimit e popullatës të moshës prej 20 deri 64 vjeç vazhdimisht shënon rritje në tre vitet e fundit, transmeton Alsat M.

Vitin e kaluar në krahasim me vitin 2016 shkalla është rritur për 1,7 për qind, gjegjësisht për katër milion qytetarë, nga të cilët, 2,7 milionë njerëz në eurozonë, tregojnë të dhënat e raportit tremujor për punësim dhe zhvillim social në Evropë.

“Me mbështetje të zhvillimit të fuqishëm ekonomik, punësimi në BE në tremujorin e tretë të vitit 2017 vazhdoi të rritet më shumë se sa pritej, ndërsa papunësia është ulur”, theksohet në raportin e KE-së.

Eurokomisarja e Bashkimit Evropian për Punësim dhe Çështje Sociale, Marijan Tisen deklaroi se duhet të shfrytëzohet kjo rritje pozitive ekonomike dhe t’ju mundësohen qytetarëve kushte të mira për punë, qasje e barabartë në tregun e punës dhe mbrojtje sociale.

“Rritja u kthye në Evropë. Punësimi në BE e arriti nivelin më të lartë deri më tani, me mbi 236 milionë persona të punësuar. Ndërsa papunësia vazhdimisht shënon rënie”, theksoi Tisen.

Në raportin e BE-së theksohet se mbesin dallime të mëdha midis vendeve anëtare – nga 58 për qind të punësuar në Greqi deri në 82 për qind në Suedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button