Daçiq thotë se nevojitet dialog për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se çështja e Kosovës nuk ka përfunduar dhe se për zgjidhjen e saj duhet dialog midis Beogradit dhe Prishtinës.

Pas takimit me zëvendëskancelarin austriak, Heinz-Christian Strache, në Beograd, Daçiq e falënderoi atë për mirëkuptimin që ka shteti i Austrisë ndaj qëndrimit të Serbisë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën që kemi, që Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është e rëndësishme që të kemi mirëkuptim edhe për qëndrimin tonë”, tha Daçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Zëvendëskancelari austriak tha se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur në afat të gjatë dhe se është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë kompromis, me të cilin do të respektoheshin edhe nevojat e serbëve.

Ai ka thënë se “asgjë nuk mund të funksionojë njëanshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button