Fotografi e Tokës prej 6,12 miliardë kilometrash largësi

Sonda kozmike e NASA-s, “Nju Horajzons” e fotografoi planetin Tokë në distancë prej mbi gjashtë miliardë kilometrash, me çka e mposhti rekordin e vjetër 27 vjeçar të fluturakes “Voajer 1”, nga distanca prej 6,06 miliardë kilometrash.

“Nju Horajzons” në fakt, sipas NASA-s, dy herë e ka mposhtur rekordin vitin e kaluar. Kjo kishte ndodhur më 5 dhjetor, kur fluturakja ishte 6,12 miliardë kilometra nga Toka, dy herë në dy orë.

“Nju Hirajzons” brenda ditës kalon rreth 1,1 milion kilometra.

Në ndërkohë, misioni vazhdon. Më 1 janar të vitit 2019 sonda do të jetë në orbitën më të afërt për ne planetin xhuxh 2014 MU-69, e cila është në distancë prej 1,6 miliardë kilometrash nga Plutoni.

Përveç trupave të kozmosit, “Nju Horajzons” e hulumton edhe përbërjen e Kozmosit, në fakt të pluhurit dhe gazrave që janë në  rrugën e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP