Çfarë është arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë, mediat greke zbardhin marrëveshjen ‘sekrete’

Mediat greke e kanë konsideruar të mbyllur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për zonat ekskluzive ekonomike.

Kështu shkruan media greke “Energypress.gr” në një artikull që ka publikuar në datën 9 Shkurt, ku shkruan se së shpejti pritet një deklaratë nga dy qeveritë. Sic shkruan media greke, marrëveshja do të implementohet shumë shpejt dhe Greqia do të nisë kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në Jon.

“Siç dihet, pala shqiptare në të kaluarën ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së eksplorimit të hidrokarbureve në detin Jon, duke konsideruar se blloqet 1 dhe 2 janë zona të territorit të saj. Historia e formimit të Zonave Ekskluzive Eekonomike me Shqipërinë është e gjatë, por duket se mbyllet përfundimisht pas marrëveshjes që, sipas “Energypress”, dy qeveritë përfundojnë pritet ta shpallen zyrtarisht së shpejti.
Informacionet ende te pakonfirmuara tregojnë se me marrëveshjen, pala greke pranon se përkufizimi i ‘EEZ’ deri më sot ka qenë pjesërisht metodologjikisht i pasaktë, një pikëpamje që Shqipëria ka mbështetur deri tani”, vijon shkrimi.

Zyrtarë të qeverisë greke duket se janë optimist se problemet e së kaluarës, nga kundërshtimet e Shqipërisë ndaj aktivitetit grek për kërkimin e hidrokarbureve në rajon, nuk do të përsëriten më”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP