Nuk i keni? Me vrap në market! Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinën tuaj

Kur vjen puna tek të ushqyerit e shëndetshëm, të gjithë ngulim këmbë tek frutat e  perimet, por në fakt ka shumë më shumë se sa kaq. Një ndër ushqimet më të shëndetshme janë edhe erëzat. Ne i përdorim gjerësisht për t’i dhënë gatimeve një aromë tjetër e për t’i bërë ato më të shijshme, por dimë shumë pak tek vetitë e mrekullueshme të tyre. E ndër to, janë tre erëza që nuk duhet të mungojnë kurrë në kuzhinën tuaj, shkruan Bordo.al. 

Shafrani

I njohur si ‘ari indian’, shafrani ka veti të eliminojë substancat e dëmshme nga trupi. Më e rëndësishmja, shafrani përmirëson funksionin e trurit dhe i parandalon sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ndihmon edhe në reduktimin e artritit, Alzheimerit dhe sëmundjes së Parkinsonit.

Kanella

Kanella përdoret më ë shumti për përgatitjen e ëmbëlsirave, por faktikisht ndihmon në zvogëlimin e niveleve të sheqerit në gjak. Kanella është e mirë edhe në reduktimin e kolesterinës, dhe çdo njeri duhet ta përdorë sepse ndihmon në parandalimin e kancerit, sulmeve të zemrës dhe helmimit nga ushqimi.

Xhenxhefili

Në mënyrë të ngadaltë e stimulon sistemin tretës, shfrynë barkun dhe e largon dhimbjen gastrike. Veç këtyre, xhenxhefili ka edhe efekte antibakteriale dhe qetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP