Bashkësia Islame e Kosovës dyshohet për shpërdorim mjetesh për varrime

Derisa Komuna e Lipjanit po jep qindra e mijëra euro nga kategoria e subvencioneve për ceremonitë e varrimit të qytetarëve nëpërmjet Bashkësisë Islame, këshilltarët e KK-së nga radhët e pozitës e opozitës kanë kërkuar hetime lidhur me destinimin e këtyre mjeteve, njofton Koha.net.

Për secilën ceremoni të varrimit të qytetarëve, Komuna i jep BIK-ut nga 110 euro, mirëpo këshilltarët e KK-së dyshojnë se një pjesë e këtyre mjeteve po keqpërdoret derisa qytetarët po i paguajnë ceremonitë e varrimit me para të veta.

Ramiz Qeriqi, këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka thënë se Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan po i keqpërdor subvencionet e Komunës për ceremoni të varrimit, derisa asnjëherë nuk po i sjellin listat e qytetarëve për të cilët i kanë hequr shpenzimet e varrimit, megjithëse këtë çështje ia kanë kërkuar disa herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button