Ronaldo: Për një kohë të gjatë mund të luaj në nivelin më të lartë

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset e ekipit spanjoll Real Madrid, beson se mund të luajë në nivelin më të lartë edhe për një kohë të gjatë.

Ronaldo, në një intervistë për revistën GQ lidhur me karrierën dhe jetën e tij private tha se deri më tani ka arritur në suksese të paharrueshme. “Njerëzit duhet të vrapojnë pas ëndrrave të tyre. Unë e kam bërë këtë dhe po vazhdoj ta bëj. Dua që të arrijë në suksese të reja duke e rritur performancën. Ende jam shumë ambicioz. Besoj se edhe për një kohë të gjatë mund të luaj në nivelin më të lartë”, tha ai.

Ai thotë se në vend të sukseseve të së kaluarës, ai fokusohet në qëllimet e reja. “Unë duhet të bëj disa sakrifica për të qëndruar në nivelet e larta. Ka disa gjëra në futboll të cilat mund t’i realizoni në moshën 20 vjeçare, por që nuk mund t’i bëni me rritjen e moshës. Me kalimin e kohës ju duhet të krijoni një ekuilibër. Dhe duke e bërë këtë detajet e holla do të formojnë dallimin. Po përpiqem që të jem gjithmonë 100 për qind i gatshëm fizikisht. Kjo është shumë e rëndësishme në futboll”, thekson Ronaldo.

Duke u shprehur se ka një jetë të lumtur familjare, futbollisti 33 vjeçar shprehet se “Jam në një periudhë shumë të mirë të jetës time private dhe të karrierës në futboll. Kam një familje. Kalova dy vite të mrekullueshme si futbollist, ku me klubin tim dhe ekipin e kombëtares përjetova shumë tituj të kampionit”.

Ronaldo i cili për një kohë të gjatë po kritikohet për shkak të performancës së tij individuale, sidomos me performancën e tij në ligë nuk po i përmbush pritjet. Ylli portugez në 17 ndeshje me Real Madridit ka shënuar 8 gola, kurse në 6 ndeshje në Ligën e Kampionëve UEFA ka shënuar 9 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button