70 milionë dokumente të Arkivit të Maqedonisë të rrezikuara nga uji që ka vërshuar objektin (VIDEO)

Reshjet e djeshme të shiut kanë bërë dëme të reja në ndërtesën e Muzeut Arkeologjik, ndërkaq në pjesën ku gjendet Arkivi i Maqedonisë përsëri është vërshuar nga uji. Uji rrjedh nga tavanet në instalimin elektrik dhe në materialin e ruajtur arkivor. 70 milionë dokumente janë të rrezikuara, thonë të punësuarit në Arkivin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Edhe sot të punësuarit i kanë transferuar dokumentet të cilat mund të rrezikohen nga shiu, por tani plotësisht problem bën uji i cili rrjedh nëpërmjet instalimit elektrik.

Vikendin e kaluar, të dielën ishte ditë e rëndë për Arkivin, pasi që një pjesë e madhe e saj u vërshuan nga uji. Drejtori i Arkivit për media deklaroi se është anuluar transferimi i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë i cili aktualisht ndodhet në ndërtesën e Muzeut Arkeologjik.

Ai vlerëson se zgjidhja e vetme afatgjate është që të kthehet në objektin e vjetër, pasi që objekti i cili është ndërtuar në vitin 1969 është i pranuar si kryevepër dhe objekt më i mirë i ndërtuar në Ballkan për nevojat e Arkivit.

“Nuk guxon që të lejohet materiali nga depot të transferohet në vend tjetër. Për çdo hulumtues eventual kur të kërkojë material duhet që t’i jepet në leximore e cila momentalisht ndodhet në objektin e ri. Do të thotë që, dislokimi i shpeshtë i materialit arkivor i cili paraqet pasuri të madhe, mund të sjell deri te shkatërrimi i saj i shpejtë”, tha Kiril Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button