Intensifikohen negociatat, Dimitrov dhe Koxias javën e ardhshme në takim me Nimicin

Po intensifikohen negociatat për problemin që e ka Greqia me emrin tonë kushtetues. Kryeministri, Zoran Zaev dje konfirmoi se javën e ardhshme do të mbahet takim i ri në nivel ministror në kuadër të procesit për negociata nën ndërmjetësimin e Methju Nimicit dhe tha se nuk sheh nevojë për ndryshim të Kushtetutës së vendit.

“Kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës në bisedimet për emrin është qëndrim grek, por ne e kemi tonin. Maqedonia e ndryshoi Kushtetutën e vet në vitin 1993 për ta saktësuar nenin 49 duke e instaluar amendamentin 2. Ne bëmë hap të madh për ta mënjanuar irredentizmin. Për momentin gjithçka që bëjmë, është për të dëshmuar se Maqedonia nuk ka kurrfarë aspiratash, territoriale apo çfarëdo lloj të tjerash, se Maqedonia nuk ka apetite irredentiste. Maqedonia dëshiron të ndërtojë miqësi, dhe nga ai aspekt, nuk shoh nevojë për atë”, tha Zaev.

Ai përsëriti se zgjidhja për emrin duhet ta garantojë identitetin dhe dinjitetin e të dyja palëve dhe këtu nuk ka dilema. Për paralajmërimet nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias, se po përgatitë draft version të marrëveshjes ndërkombëtare, Zaev tha se Maqedonia është e gatshme të shfrytëzojë gjithçka që ekziston si mundësi për zgjidhje, sepse kontesti duhet të përfundojë me arritje të marrëveshjes ndërkombëtare.

Nga kabineti i Ivanovit dje konfirmuan se presidenti i Republikës së Maqedonisë nuk është i informuar për çfarëdo lloj marrëveshje mes kryeministrave të Maqedonisë dhe atij të Greqisë nga takimi i tyre në Davos, në të cilën bazohen deklaratat publike të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë.

Pas ndryshimit të emrit të aeroportit të Shkupit, mediumet greke nuk e përjashtojnë mundësinë që shefi i diplomacisë greke ta vizitojë Shkupin. Koxias shprehi dëshirë të jetë i pari nga Athina, që do të vinte në Shkup me aeroplan, por siç informoi paraprakisht korrespondenti i MIA-s nga Athina, megjithatë për atë nuk ka konfirmim.

Mbetet e hapur çështja nëse udhëtimi i mundshëm nga Athina në Shkup, do të ishte me aeroplan qeveritar grek apo me fluturim të kompanisë greke Aegean airlines, e cila para katër muajve, zyrtarisht paralajmëroi se Shkupi është një ndër destinacionet që vendosen në vitin 2018 si fluturime të drejtpërdrejta nga Athina.

Dhoma britanike e lordëve, ndërkaq, kërkoi nga Qeveria në Londër që të angazhohet që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s pa marrë parasysh n[se do të zgjidhet çështja e emrit.

Zaev tregon se cila ofertë do ta prishte “pazarin” për çështjen e emrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button