Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni në orët e mëngjesit do të jetë i vrenjtur me shi të dobët lokal, ndërsa në viset malore me borë të dobët. Pasdite vranësirat do të pakësohen.Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, në orët e mëngjesit me kushte për reshje të dobëta të shiut, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 13 gradë.

Të premten do të ketë kryesisht stabilizim të motit. Valë e re e lagësht dhe më ftohtë me reshje shiu, ndërsa fundjavës në viset më të larta dhe ato malore do të bjerë borë. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të shtunën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button