Kura e “ëmbël” kundër infeksioneve urinare!

Një kurë e “ëmbël” kundër infeksioneve urinare që shfaqen shumë shpesh, sidomos gjatë stinës së ftohtë, mund të gjendet tek mjalti.

Është ky zbulimi i një grupi shkencëtarësh anglez të Universitetit të Southampton, studimi i të cilëve u publikua në “Journal of Clinical Pathology”, duke iu referuar infeksioneve që mbarten gjatë vizitave mjekësore.

Studimi u zhvillua në laborator, ndaj duhet ende punë para se të nisë përdorimi praktik. Drejtuesi i studimit Bashir Lwaleed dhe kolegët e tij vëzhguan se si vepronte një përzierje e mjaltit me ujin për të parandaluar infeksionet urinare, nga baktere si Escherichia coli ose Proteus mirabilis, të cilat me vështirësi hiqen nga pajisjet mjekësore.

Ideja e ekipit mjekësor ishte krijimi i një kokteji me ujë dhe mjaltë i cili të përdoret për të pastruar pajisjet mjekësore që kontrollojnë zonat intime të trupit, në mënyrë që të parandalohen infeksionet në rrugët urinare.

“Askush nuk mund ta përcaktojë me saktësi se pse mjalti vepron si antibakterik, pasi duhen studime të tjera”, thotë Lwaleed.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button