Junker: Kontesti mes Sllovenisë dhe Kroacisë është edhe problem dypalësh dhe evropian

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker sot në Parlamentin Evropian deklaroi se kontesti kufitar mes Sllovenisë dhe Kroacisë është problem evropian dhe paralajmëroi se vendet nga Ballkani Perëndimor nuk do të anëtarësohen në BE derisa nuk i zgjidhin kontestet e tyre kufitare.

Junker u bëri thirrje Sllovenisë dhe Kroacisë që ta zgjidhin kontestin kufitar.

“Kontesti kufitar mes Kroacisë dhe Sllovenisë është problem, i cili duhet të zgjidhet”, theksoi Junker në seancën plenare të PE-së në Strasburg.

Ai shtoi se ky është edhe problem dypalësh dhe evropian.

“Megjithatë, duhet të shtoj se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të kenë qasje në BE derisa nuk i zgjidhin kontestet e tyre të ndërsjella. As një çështje kufitare nuk guxon të mbetet e pazgjidhur”, theksoi Junker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button