Hejli: Bashar al Asad sulmon me armë kimike, ndërsa Rusia e mbron

Ambasadorja e SHBA-së në KB, Niki Hejli e akuzoi Rusinë se e mbron presidentin sirian, Bashar al Asad, i cili sipas saj, është fajtor për disa sulme me gaz klorin, të përdorur ndaj civilëve gjatë javëve të kaluara.

Në takimin e djeshëm në Këshillin e Sigurimit të KB-së, Hejli theksoi se Rusia e ka shtyer miratimin e dokumentit të atij Këshilli, në të cilin dënohet përdorimi i armëve kimike, përfshirë edhe sulmin për të cilin paraprakisht ishte kumtuar se ka ndodhur të enjten e kaluar në një paralagje të Damaskut, ku janë lënduar mbi 20 civilë.

Ambasadori rus në KB, Vasilij Nebenzia është kundërpërgjigjur se është “plotësisht e qartë se qëllimi është të akuzohet Qeveria siriane për përdorim të armëve kimike, në situatë kur asnjë ekzekutues nuk është identifikuar”.

Rusia ka propozuar që KS të miratojë një kumtesë tjetër, në të cilën nuk përmendet sulmi i së enjtes.

Organizata joqeveritare Shoqata siriano-amerikane e mjekëve, e cila ofron ndihmë mjekësore në luftën qytetare siriane, dje kumtoi se së paku 11 persona janë helmuar me helm kimik në qytetin Idlib, i cili është një nga vatrat kryesore të kryengritësve në Siri.

Sipas organizatës, gazi është gjuajtur nga helikopterë të armatës siriane me bomba të improvizuara, të përpunuara nga fuçi përplot me klor në gjendje gazi.

Organizata publikoi xhirime nga persona të cilët pësuan pasoja nga thithja e klorit.

Organizata humanitare Helmetat e bardha, ndërkaq, kumtoi se tre aktivistë të saj janë helmuar gjatë sulmit.

Ky është rasti i tretë gjatë muajit që armata siriane të akuzohet për sulm kimik ndaj kryengritësve sirianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button