Bildt: Në zgjidhjen e çështjes së emrit duhet të kyçen shtetet e fuqishme të BE-së

Në zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të kyçen anëtaret e fuqishme të Bashkimit Evropian, që të mundet të mënjanohet kolapsi i strategjisë së BE-së për Ballkanin, vlerëson ish udhëheqësi i Këshillit të Evropës për Punë të Jashtme dhe ish shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, njofton Portalb.mk.

“Mendoj që duhet përkushtim më i fuqishëm i vendeve anëtare dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian që të mundet të arrihet kompromis për emrin e Maqedonisë. Pa atë, strategjia e BE-së për Ballkanin rrezikon që të përjetojë kolaps”, shkruajti Bildt në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button