Është rrëzuar një mur dhe janë përmbytur disa bodrume në rajonin e Pollogut

Një mur është mbi çatinë e një shtëpie, shumë bodrume të përmbytura të shtëpive dhe ndërtesave dhe shumë derdhje të rrjedhave lumore e kanë vështirësuar dhe diku e kanë ndërprerë zhvillimin normal të komunikacionit, janë pasojat e reshjeve të rrëmbyeshme që dje e përfshinë rajonin Tetovë-Gostivar, informoi Marijan Josifevski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas të dhënave, rreth orës 20 në rrugën “Prohor Pçinski” mbi varrezat ortodokse në Tetovë si pasojë e shiut ka rrëshqitur dhe është rrëzuar një mur me lartësi prej pesë deri gjashtë metra dhe gjatësi prej 10-të metrave mbi çatinë e shtëpisë I.I (71).

Pas rrëzimit është shkaktuar dëm i madh material, ndërsa nuk ka pasur të lënduar, sepse njerëzit prej shtëpisë paraprakisht kanë qenë të evakuuar dhe vendosur te prindërit e tyre. Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer gjatë ditës, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button