Mali i Zi, sot mbahen zgjedhjet lokale në Ulqin dhe Berane

Në komunat Ulqin dhe Berane në Malin e Zi sot mbahen zgjedhjet për pushtetin lokal. Vendvotimet janë hapur në orën shtatë, ndërsa mbyllën në orën 20:00, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zgjedhjet në Ulqin, gjithsej marrin pjesë dhjetë lista, nga të cilat dy janë koalicione dhe që garojnë sipas shortit të hedhur.

Socialdemokratët– Ivan Brajoviç–Qëndrueshëm për Ulqinin“ janë të parët, e dyta është UDSH – Me Zemër Përpara, e treta është Partia Boshnjake.

Sipas shortit të hedhur në fletëvotim numri katër i takon partisë Demokratët– Fitore jo Ndarje, ndërsa vijojnë Forca e Re Demokratike – Ta Mbrojmë të Ardhmen, si dhe Koalicioni “Për Ulqinin e Shëndoshë”, Partia Socialdemokrate – Ranko Krivokapiç – Të Gjallërojë Ulqini, Koalicioni “Zgjohu Ulqin”.

Vendin e parafundit në listën e votimit e ka partia URA – Ulqini i Gjeneratave të Reja dhe në fund është “Ulqini Fiton–Millo Gjukanoviç.

Në zgjedhjet në Berane marrin pjesë tre koalicione, tre parti politike dhe tre grupe qytetarësh.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, të drejtë vote në Ulqin kanë 19.869 qytetarë, ndërsa në Berane 23.681 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button