U nda nga jeta Prof. Dr. Remzi Nesimi

Në orët e vona të datës 3 shkurt u nda nga jeta, gjuhëtari, pedagogu dhe studiuesi Prof. Dr. Remzi Nesimi. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 4 shkurt (e dielë), në orën 14:30, në varrezat e fshatit Odri, Tetovë.

Prof.dr.Remzi Nesimi, ishte pjesëmarrës – delegat në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë, të mbajtur më vitin 1972, ku mbajti edhe referatin: “Procesi i njësimit të shqipes letrare në Maqedoni”. Është personalitet i shquar i botës intelektuale shqiptare i cili ka dhënë kontribut të çmueshëm në shkencat filologjike, në fushën e dialektologjisë, duke promovuar me intelektualizëm të pashoq pasuritë shpirtërore e gjuhësore dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.

Ndryshe, prof.dr.Remzi Nesimi lindi në fshatin Odri të Tetovës, më vitin 1933. Shkollën e mesme e kreu në Tetovë, të lartën dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Beogradit, kurse doktoraturën e mbrojti në Universitetin e Prishtinës. Punoi si lektor i gjuhës shqipe në katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare në Universitetin e Beogradit (1962-1964), pedagog i gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike në Shkup (1964-1975), profesor në katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare në Universitetin e Shkupit (1975-1999). Është autor i disa librave shkencorë dhe mbi 200 artikuj në revista shkencore e periodike.

Qoftë i paharruar kujtimi për këtë mësues të gjuhës, profesor universiteti, studiues shmbullor dhe atdhetar të shquar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button