Çështja e emrit, versionet e papranueshme për shqiptarët

Deri sa po flitet për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë shtreohet pyetja se a duhet shqiptarët të kenë “linja të kuqe”, a kanë të tilla dhe nëse duhet kush duhet t’i parashtrojë.

Njohësit e çështjeve politike thonë se “linjat e kuqe shqiptare” duhet të parashtrohen vetëm nëse emrëtimi i ri i shtetit ka përmbajtje sllave.

Drejtuesi i Qendrës për Studime të Sigurisë, Selim Ibrahimi, thotë për Portalb.mk se përfaqësuesit shqiptarë në disa raste kanë theksuar se emërtimi me përmbatje sllave nuk do të jetë i pranueshëm.

“Çështja e emrit të Maqedonisë sa është e ndë rlikuar në  mes dy vendeve, po aq mund të  jetë  shkas për ngatëresa në të ardhmen në mes dy etnive. Përfaqësuesit shqiptarë në disa raste kanë theksuar se emërtimi me përmbatje sllave nuk do të jetë i pranueshëm. Megjithatë informacionet që u publikuan në media se “Gorna Makedonija” pa përkthim në gjuhë tjera do të jetë  një  ndër propozimet e mundshme të emrit të ri, në  fakt nuk pasqyrojnë  gjendjen e brendshme demografike të  Maqedonisë. Propozimi tjetër “Maqedonia e Epërme” ka interpretime të ndryshme historike, pasi vendndodhja është në  një  vend tjetër gjeografik dhe nuk përfshinë  në tërësi Maqedoninë e sotme. Pjesa tjetër që mbetet e paspjeguar për qytetarët shqiptarë nga drejtuesit e politikës shqiptare në Maqedoni, është  dilema se si do të  regjistrohet shteti me emrin e ri në  OKB, pra aplikacioni i ri i Maqedonisë  në  OKB në  rast se do të  kemi zgjidhje të  problemit më  Greqinë “,tha për Portalb, Ibrahimi.

Ai shtoi se shqiptarët duhet ti kenë vijat e tyre të kuqe në mosfshirjen e identitetit të tyre etnik dhe territorial në Maqedoni nga cfarë do marrëveshje në mes Athinës dhe Shkupit.

“Shqiptarët duhet ti kenë vijat e tyre të kuqe në mosfshirjen e identitetit të tyre etnik dhe territorial në Maqedoni nga cfarë do marrëveshje në mes Athinës dhe Shkupit. E gjithë  kjo do ta varret se kush i përfqëson shqiptarët në bisedime si ekip dhe si shihet statusi i tyre në  kuadër të Maqedonisë. Anketat e fundit në Maqedoni tregojnë se popullata shqiptare ka përqindje më  të lartë  të  disponimit rreth zgjidhjes së problemit të  emrit dhe anëtarësimit në NATO/BE në  krahasim me maqedonasit. Tani i gjithë ky pozitivitet nuk duhet të kthehet në  tragjedi për qytetarët shqiptarë nga marrëveshja përfundimtare në mes Shkupit dhe Athinës. Megjithatë  gjendja aktuale është se partitë shqiptare nuk paraqesin ndonjë forcë që është duke e ndikuar procesin e emrit apo ti japë  ndonjë kahje tjetër”, shtoi Ibrahimi.

Samet Shabani nga Analitika, tha për Portalb.mk se nuk është jetike të insistohet në linja të kuqe shqiptare.

“Duke e pasur paraysh se karakteri i vet çështjes së emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë është kryesisht i bazuar në kontekstin historik dhe gjeorgrafik të etnikumit maqedonas, vlersoj se nuk është jetike të insistohet në linja të kuqe shqiptare. Sidoqoftë, besoj se një gjë e tillë do të ishte e nevojshme në rast se në tryezën e zgjidhjes parashtrohej ndonjë alternativë emërimi me karakter etnocentrik (si p.sh Republika Sllave e Maqedonisë). Në kësisoj skenari, bota akademike dhe akterët politik, si dhe organizatat jo-qeveritare do të ishin timoni kryesor i zërimit të interesave dhe linjave të kuqe shqiptare në vend”, tha Shabani.

Ai shtoi se  kjo edhe njëherë aludon në vullnetin e shqiptarëve për të kontribuar në përparimin e vendit nëpërmjet integrimit në platformat Euro-Atlantike.

“Megjithatë, aktualisht fokusi është në alternativa gjithëpërfshirëse, ku vlersoj se politikbërësit shqiptar janë sjellur mjaft të pjekur duke mos insistuar në ‘linja të kuqe’ në këtë proces. Kjo edhe njëherë aludon në vullnetin e shqiptarëve për të kontribuar në përparimin e vendit nëpërmjet integrimit në platformat Euro-Atlantike”, shtoi Shabani.

Çështja e emrit, Ahmeti: Vetëm dy emra nuk janë të pranueshëm për shqiptarët

Referendumi për çështjen e emrit me Greqinë, ja si do të reagojnë partitë shqiptare në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button